Gattuso: Po humbim shumë ndeshje në të njejtën mënyrë

Futboll

Gattuso: Po humbim shumë ndeshje në të njejtën mënyrë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:43
Gennaro Gattuso

Napoli është mposhtur në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A nga Genoa.

Për këtë humbje, nuk ishte aspak i kënaqur trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, i cili vlerësoi se faji është i skuadrës sepse gabimet po përsëriten të njejtat.

Trajneri italian deklaroi se fajin e ka skuadra dhe i uroi ata për humbjen e sotshme.

‘Kemi zhvilluar të njejtën ndeshje siç kemi humbur ndaj Spezias, pati gabime edhe tani, por problemi është që ne po punojmë pak’, tha ai.

‘Sot duhet ti jap komplimente skuadrës, kemi bërë të gjitha ne, dy gola të dhuruar ndaj kundërshtarit dhe të gjitha rastet tjera’, tha Gattuso me ironi.

Tani Napoli mban pozitën e pestë me 37 pikë, 10 pikë më pak se lideri Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat