Real Madridi mund të presë derisa PSG ta vë në shitje Mbappen

Futboll

Real Madridi mund të presë derisa PSG ta vë në shitje Mbappen

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 07:49
Kylian Mbappe

E ardhmja e Leo Messit mund të ketë një efekt domino në të gjithë futbollin evropane, dhe një nga lojtarët që mund të preket më shumë është Kylian Mbappe i cili ka qenë i lidhur me Real Madrid për vite me radhë.

Mbappe ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij në Paris Saint Germain dhe besohet se nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re deri në verë, Real Madrid mund të ndërhyjë dhe të përpiqet që të sjellë francezin në kryeqytetin spanjoll.

Hierarkia në Real Madrid ka vendosur të mos nguten, derisa Mbappe të jetë në dispozicion dhe PSG të vendosë të shesë.

Nëse Los Blancos do të bënin një lëvizje përpara, do të duhet të bëjnë ofertë të madhe, pasi lojtari pritet të kushtojë mbi 100 milionë euro – një shifër që është e paimagjinueshme tani në pandemi.

Ka respekt të madh midis dy klubeve dhe Florentino Perez nuk do të bëjë asnjë lloj lëvizje derisa klubi parisien të tregojë se ata kanë vendosur ta shesin lojtarin.

Neymar është shumë afër nënshkrimit të një kontrate tjetër, por nëse Mbappe, kontrata e të cilit mbaron në verën e vitit 2022, nuk nënshkruan një marrëveshje të re, PSG do të detyrohet të shes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat