Solskjaer befason: Nuk jemi konkurrent për titull

Futboll

Solskjaer befason: Nuk jemi konkurrent për titull

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:03
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United dje e lëshoi nga duart në sekondat e fundit fitoren ndaj Evertonit duke barazuar 3:3 në “Old Trafford.

Në një ndeshje që pati batica e zbatica për “Djajtë e Kuq”, ata tani bënë një hap prapa në luftë për titullin.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer tha se Manchester United nuk duhet të konsiderohet si konkurrent për titullin e kampionit.

“Ne duhet të jemi më të mirë dhe të shohim se ku do të përfundojmë, duke shikuar në të ardhmen, ne duhet të ndalojmë së pranuari gola të lehtë. Ne nuk duhet të konsiderohemi si konkurrent të titullit. Kjo është më shumë një gjë që po thoni ju mediat britanike” – u shpreh tekniku norvegjez.

Aktualisht, Manchester United gjendet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se Manchester City që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat