Liverpooli synon transferimin e Raphnias në verë

Futboll

Liverpooli synon transferimin e Raphnias në verë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:56
Raphinha

Liverpooli duket se do të bëj disa ndryshime për edicionin e ri në skuadër.

Trajneri i The Reds, Jurgen Klopp dëshiron që ta freskojë repartin ofensivë ku pritet largimi i disa lojtarëve.

Takumi Minamino është huazuar te Southampton, por vështirë të rikthehet në Anfield pasi nuk ka arritur të tregojë potencialin e tij.

Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino janë të pa prekshëm, ndërsa nga Liverpooli në verë pritet largimi i dyshes Divock Origi dhe Xherdan Shaqiri.

Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonishtë shumë yllin e Leeds United, brazilianin Raphinha dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se kampioni në fuqi i Anglisë është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për afrimin e sulmuesit anësorë.

24-vjeçari iu bashkua Leedsit në verën e vitit të kaluar nga Stade Rennes për 18,5 milionë euro, por vlera e tij është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të mira.

Në 16 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit anglez, anësori brazilian ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat