Mourinho e kërkon mesfushorin e njohur

Futboll

Mourinho e kërkon mesfushorin e njohur

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:41
Jose Mourinho

Juventusi ka shumë lojtarë që u pëlqejnë skuadrave të ndryshme dhe një prej tyre është edhe mesfushori Aaron Ramsey

Nëse bardhezinjtë nuk mund t’i lejonin vetes që të largonin atë apo këdo tjetër në janar, duke parë edhe lojtarët e pakët në mesfushë, nga Anglia nënvizojnë se në verë disa klube angleze do të nisin sulmin, për të risjellë në Premier Ligë uellsianin.

Prej pandemisë çmimet janë ulur dhe vlera e Ramseyt, nga 35-40 milionët që mund të pretendonte Juventusi deri vjet, tashmë ka zbritur në 20.

Dhe pranë kësaj kërkese të bardhezinjve, mësohet se në seli kanë ardhur dy oferta: e para i përket Joze Mourinhos, që e do Ramseyn për 15 milionë te Tottenhami dhe tjetra është e Wolvesit, që ka ofruar 16.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat