Liverpool-Manchester City, derbi i madh

Futboll

Liverpool-Manchester City, derbi i madh

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:04
Liverpool-Manchester City, derbi i madh

Liverpooli dhe Manchester City do të përplasin “brirët” për herë të dytë në këtë sezon në javën e 23-të të Premier Leaue-s. Kjo është pa dyshim sfida më e rëndësishme e kësaj të diele, që do të transmetohet në SuperSport, duke nisur në orën 17:30. Jugen Klopp, me statusin e trajnerit kampion në fuqi, përballë sfidantit Pep Guardiola.

Në duelin e fazës së parë, të zhvilluar në “Etihad”, “The Reds” dhe Citizens ndanë pikët me një barazim 1-1. Për Liverpoolin realizoi Salah me 11-metërsh, ndërsa për City-n barazoi Gabriel Jesus. Duket theksuar se de Bruyne humbi 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.

Mesfushori belg, shumë i rëndësishëm për mekanizmat e lojës së Citizens, do të mungojë për arsye dëmtimi. Gjithashtu Pep nuk do të ketë në dispozicion për të njëjtën arsye Aken.

Dihen problemet e mëdha që ka hasur Liverpooli në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të lojtarëve të rëndësishëm. Në dyshim për këtë përballje rivalësh janë edhe Fabinho dhe Mane, çka e bën edhe më të vështirë vendimmarrjen për gjermanin Jurgen Klopp.

Manchester City kryeson Premier League-n me 47 pikë, dy më shumë se Manchester United, ndërsa Liverpooli renditet në vendin e katërt më 40 pikë. “The Reds” kanë presionin e rezultatit, pasi nuk bahet fjalë vetëm për titullin, por edhe për të ruajtur pozitat në zonën Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat