Berisha realizon gol të bukur në Australi

Futboll

Berisha realizon gol të bukur në Australi

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Berisha realizon gol të bukur në Australi

Besart Berisha ka shënuar golin e parë këtij edicion në elitën e futbollit australian.

Ylli i Kosovës ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Western United në përballje me Central Coast Mariners.

Pas 90 minutave lojë, ishin vendasit e Central Coast Mariners që fituan takimin me rezultat të ngushtë 3-2.

Prishtinasi realizoi golin në minutën e 42-të për rezultatin momental 1-2 në të mirë të ekipit të tij, por që në fund vendasit bën përmbysje të madhe.

Për Berishën ky ishte goli i parë këtë edicion në A-League, pas shtatë javëve.

Vlen të theksohet se Western United zë vendin e 10-të në tabelë me vetëm pesë pikë.

Kujtojmë që në Australi është transferuar edhe Liridon Krasniqi, por që debutimi i tij nuk ka ndodhur këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat