Dyert e Atletico Madridit janë të hapura edhe për Messin

Futboll

Dyert e Atletico Madridit janë të hapura edhe për Messin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Dyert e Atletico Madridit janë të hapura edhe për Messin

Angel Correa së fundmi ka ftuar Lionel Messin që t’i bashkohet Luis Suarezit te Atletico Madridi.

“Dyert e Atletico Madridit janë të hapura edhe për Messin” – ka thënë Correa gjatë një interviste në ‘TyC Sports’.

Të shohësh Messin duke luajtur me fanellën e Atletico Madridit veshur do të ishte diçka e jashtëzakonshme sot, por kjo në fakt ka ndodhur në të kaluarën.

Në tetor të vitit 2009, sulmuesi argjentinas kishte ‘luajtur’ me fanellën e klubit nga Madridi në Rosario të Argjentinës, atëherë kur fondacioni i këtij klubi kishte organizuar një ndeshje bamirësie.

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ kishte zhvilluar pjesën e parë në ekipin e ish-kapitenit të Atletico Madridit, Maxi Rodriguezit, për të kaluar pastaj në anën e ish-reprezentuesit argjentinas, Javier Zanettit.

Vlen të theksohet se Lionel Messi kishte shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat