Mustafi zhgënjen në debutim

Futboll

Mustafi zhgënjen në debutim

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:25
Mustafi zhgënjen në debutim

Debutimi i Shkodran Mustafit me fanellën e Shalkes në Bundesligë, nuk ka qenë ashtu siç e shpresonte mbrojtësi i cili i ishet bashkuar kësaj skuadre pas lamtumirës nga Arsenali.

Futbollisti kishte qenë deri të premtën në darkë në karantinë si pasojë e rregullave për personat që udhëtonin nga Britania e Madhe dhe pa asnjë lloj stërvitje, iu bashkua ekipit dhe u aktivizua në ndeshjen që skuadra e tij humbi 3-0 kundër Lajpcigut.

Një disfatë që i la të gjithë të pakënaqur pasi edhe vetë Mustafi ishte protagonist negativ te goli i parë duke lejuar t’i ikte kundërshtari.

“Sigurisht që do të kisha shpresuar për diçka ndryshe, se mund të merrnim diçka me vete nga kjo sfidë. Kemi luajtur një ndeshje të mire në 45 minutat e pare. Por duhet të analizojmë më mirë goditjet standarte dhe të punojmë me to. E dija që në fillim që nuk do të ishte e thjeshtë pasi është dita e parë me skuadrën. Por unë e kam pranuar këtë sfidë”, tha Mustafi pas ndeshjes.

Por se sa do t’ia dalë qëllimit ish-kampioni i botës për të fituar sfidën me Shalken, kjo mbetet për t’u pare. Skuadra gjendet në vendin e fundit në klasifikim dhe me vetëm 8 pikë të siguruara deir tani, është kandidatja kryesore për të rënë nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat