Duka: Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, rrëmbeu…

Futboll

Duka: Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, rrëmbeu…

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:55
Duka: Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, rrëmbeu…

Pas ndarjes nga jeta të legjendës së Skënderbeut, Milutin Kërçiç, nuk ka munguar edhe një mesazh ngushëllimi nga presidenti i FSHF, Armand Duka.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, shkruan se kjo e diel ka nisur me një lajm të trishtë për ndarjen nga jeta të Kërçiç, duke i shprehur ngushëllimin familjarëve dhe të afërmve të tij.

POSTIMI I DUKËS:

Kjo e dielë nisi me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar dhe për komunitetin sportdashës korçar.

Milutin Kërçiç, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar Shpresa u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Kërçiç është një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar, ku luajti në vitet ’70-’80 dhe kontribuoi më pas me përvojën e tij të vyer për disa sezone si pjesë e stafit teknik.

Me talentin e tij ai rrëmbeu zemrat e tifozëve korçarë, duke mbetur një nga futbollistët më të dashur për këtë komunitet.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

I paharruar qoftë kujtimi i Milutin Kërçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat