Kostas Manolas lëndohet dhe mungon në dy ndeshjet e ardhshme, Amir Rrahmani mund të jetë titullar ndaj Juventusit

Futboll

Kostas Manolas lëndohet dhe mungon në dy ndeshjet e ardhshme, Amir Rrahmani mund të jetë titullar ndaj Juventusit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:01
Kostas Manolas

Napoli ka njoftuar që Kostas Manolas pësoi një mavijosje në kyçin e djathtë kundër Genoa, por koha e tij e rikuperimit mbetet e pasigurt dhe kjo është një sinjal i mirë për Amir Rrahamanin. 

Reprezentuesi i Greqisë u zëvendësua pas 68 minutash në përplasjen e Marassi.

“Kostas Manolas u zëvendësua gjatë ndeshjes së së shtunës kundër Genoa pasi pësoi mavijosje në kyçin e tij të djathtë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Partenopei.

Ish-mbrojtësi i Romës pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot për të përcaktuar kohën e tij të rikuperimit.

Napoli tashmë është pa Kalidou Koulibaly i cili ka rezultuar pozitiv për COVID.

Napoli përballet me Atalanta në vendimin e gjysmëfinales e Kupës së Italisë të mërkurën dhe pret Juventusin në një ndeshje të Serisë A të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat