Esat Mehmeti përmend Majlindën, Vokrrin, Bogujevcin, Kukajn, godet ashpër: Po e harrojmë ne të mjerët...

Futboll

Esat Mehmeti përmend Majlindën, Vokrrin, Bogujevcin, Kukajn, godet ashpër: Po e harrojmë ne të mjerët...

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:27
Esat Mehmeti

Legjenda e futbollit të Kosovës, ish portieri Esat Mehmeti, është i shqetësuar me dukuritë e fundit në vendin tonë, sidomos me jetën e përditshme. Mehmeti del me një letër të hapur, duke kërkuar deri kur kështu do të fyhemi mes vete! 

“Deri kur më...?!

Jemi lodhë shumë, një popull i përvuajtur, të dëbuar nga trojet tona, të djegur e të masakruar! Të etur për bukë, dije e liri, për familje e mirëqenie, për bashkim, solidaritet e bamirësi... 

Deri kur ta godasim e vrasin vëllau vëllaun, për interesa e pafytyrësi?! Po e harrojmë ne të mjerët rrugën e përgjakur që kaluam ndër shekuj... 

Nuk mblodhëm mend as dje e as sot! Të gjithë e dijmë, nga historia rrugëtimin e kombit tonë!
Lirin dhe shtetin e bëmë s'bashku me miqët tanë...edhe sot i kemi këtu, për mbrojtje dhe mirëqenien tonë... Partia nuk është shtet, e shtrembëta  nuk është e  drejtë...

Politika i ka disa fytyra... populli, është lodhë nga premtimet. Të sëmurët kërkojnë shëndet, jetimët ngrohtësi,  fëmijët mirëqenie e barazi , studentët dije e korrektësi, gurbetqarët kërkojnë besën e njerëzinë...
Për të kritikuar e përqesh njeri tjetrin deri në pafytyrësi... unë kështu...! Ai ashtu ... marrëzi...!

Unë, si një ish sportist e intelektual , asnjëherë si kam përdor bërrylat... edhe jam këtu ku jam, s'bashku me disa shok të mi... 

Edhe në sport , duhet të ketë drejtësi , drejtësinë e dinë ata që e kanë shijuar në lëkurën e vet...!

Edhe selektori i kombëtares zgjidhet me meritokraci, sikur edhe tërë zinxhiri profesional në kategori...
Por sporti ndryshon nga politika (ashtu duhet të jetë).

- Selektorët zgjedhin në përbërje e grupit, lojtarët më të mirë, ku janë e kah janë, pa e pyetur se cilës parti i takon, vetëm për fitore...

Rreth sportit, përherë ka pasur edhe ka politikanë që rrahin gjoks për meritat e tyre ! por ,jo edhe për humbjet...! Atë më së miri e ka shijuar e shpjeguar, miqët e mi Lah Nimani, Mehmet Bogujevci ,Fadil Vokrri dje, kurse sot kur flet e tërë Bota dhe Driton Kukaj ,me eskadrillen e vet , të kryesuar me heroinën - Majlinda Kelmendi...

- Politika dhe partia nuk është për sportistët! Nuk është  asë për: Familjeve të dëshmorëve e heronjëve...
- E xhamisë e hoxhollarëve e kishës e teqeve...
- E Ushtrisë  e eprorëve...
- E shëndetësisë e mjekëve...
- E Gjykatës e gjykatësve...
- E prokurorisë e prokurorëve ...
- E policia e policët...
Populli duhet ta zgjedh : 
Presidentin dhe Kryeministrin...

Kryeministri duhet ta zgjedh (si selektorët në sport ) ekipin më të mirë, pa marrë parasysh nga cila parti vjen , duhet o sot o kurr të bashkohemi  e bazohemi në vlera... Kosova po lëngon . Ne kemi dije e potencial , brenda e jashtë  për të rifilluar e ndërtuar shtetin tonë të dashur – KOSOVA.

Toka e përgjakur, heronjët dhe loti i nënës po na thërret : jemi një grusht ...bashkohemi  Kosova është e jona , po na thërret...

Ne kemi qenë të lidhur nga okupatori shekullor, jemi zgjidhur nga e miqët e Shtetet e fuqishme në botë...
Ata, presin që ne të zgjidhemi vet , për të ecur para , e asnjëherë të shikojmë prapa ... Të kaluarën e përbashkët ndër breza mos ta harrojmë”, ka shkruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat