Është lodhur nga Bale

Futboll

Është lodhur nga Bale

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:28
Është lodhur nga Bale

Futbollisti uellasian, Gareth Bale, nuk ka arritur ende ta dëshmojë vetën në Premier Ligë, pas rikthimit te Tottenham Hotspur si i huazuar nga Real Madridi.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, trajneri i skuadrës londineze, Jose Mourinho, është lodhur nga Bale.

Gjithashtu ka indikacione që portugezi nuk e sheh në planet e tij reprezentuesin spanjoll. Për shembull në ndeshjen e fundit që Spurs pësuan humbje nga Chelsea, Bale ishte lojtari i vetëm sulmues që nuk u inkuadrua në lojë, teksa ai disa minuta para fundit të ndeshjes ndaloi nxehmjet dhe shkoi drejt bankës rezervë.

Kështu, Tottenham Hotspur besohet se nuk do e blejë përfundimisht 31 vjeçarin, i cili pas përfundimit të sezonit do të rikthehet te Real Madridi.

Gareth Bale është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në Premier Ligë në këtë sezon, duke shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat