Bardhi: Me Laçin kemi vuajtur më shumë

Futboll

Bardhi: Me Laçin kemi vuajtur më shumë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Bardhi: Me Laçin kemi vuajtur më shumë

Pasi ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushave për disa javë, Patrik Bardhi është rikthyer të bëjë liderin te Kastrioti, pasi edhe sot ka qenë një nga më të mirën në ndeshjen e fituar minimalisht 1-0 ndaj Kukësit.

Në intervistën e dhënë për Supersport, bardhi pranoi se me grupin e plotë Kastrioti është i frikshëm dhe theksoi se klubi krutan është trampolina e duhur për një transferim të mundshëm në një kampionat më të fortë.

Pas disa luhatjeve, jeni rikthyer sërish ajo skuadra e frikshme, që përballet pa frikë me këdo…
Është e vërtetë, por kemi pasur luhatje për shkak edhe të mungesave të shumta. Kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar dhe tani kemi rikuperuar thuajse të gjithë, ndaj po luajmë mirë e për rrjedhojë, po fitojmë edhe ndeshjet.

A keni pasur oferta nga klube të tjera?
Të jem i sinqertë kam pasur, por dua të mbyll këtë sezon me Kastriotin dhe jam i përqendruar vetëm në fushën e lojës. Me pjesën tjetër merren drejtuesit e menaxheri, ndaj unë jam i fokusuar të bëj sa më mirë në fushë.

Cila nga skuadrat e kreut ju ka vënë më shumë në vështirësi?
Në fakt të gjitha janë shumë të forta, por mund te veçoj skuadrën e Laçit, që na ka bërë të vuajmë shumë. Kemi marrë 4 pikë ndaj tyre, por më shumë edhe me fat, pasi kanë krijuar raste të shumta dhe na kanë vënë shumë në vështirësi. Mendoj se janë skuadra më e mirë e momentit.

Te cila prej tyre do të donit të transferoheshit?
Unë dua që të largohem nga Superiorja për një kampionat më të fortë, jo për të qëndruar në Superiore. Mendoj se Kastrioti është një trampolinë e mirë për një tjetër kampionat, ndaj jam i përqendruar të bëj mirë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat