Ndreu: Bardhi e Devid sakrifikojnë shumë

Futboll

Ndreu: Bardhi e Devid sakrifikojnë shumë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:07
Ndreu: Bardhi e Devid sakrifikojnë shumë

Kastrioti befasoi Kukësin në “Loro Boriçi”, pasi e mposhti me rezultatin minimal 0-1 dhe kur ka përfunduar gjysma e kampionatit e sheh veten me dyfishin e pikëve të skuadrave të vendit të fundit.

Në intervistën e dhënë për Supersport, trajneri Ramadan Ndreu u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe theksoi se tani që ka në dispozicion të gjithë futbollistët, skuadra shkon më lehtë te rezultatet pozitive.

Sa i rëndësishëm është Bardhi për Kastriotin?
Bardhi është një lojtar shumë cilësor, që bën shumë mirë të dy fazat e lojës. Vjen nga një dëmtim dhe nuk është ende në maksimumin e tij, por di të bëjë mirë punën para dhe të ndihmojë shumë skuadrën në fazën mbrojtëse. Është një nga ata futbollistë që është kënaqësi t’i kesh në skuadër.

E prisnit këtë fitore sot ndaj Kukësit?
Unë e pata thënë gjithmonë që na patën penalizuar dëmtimet dhe se pasi të rikuperonim të gjithë lojtarët, do të ishim shumë më mirë në fushë. Tani kemi grupin e plotë dhe po marrim rezultate si në fillim të sezonit. Është rritur besimi, vrapojmë shumë dhe bëjmë mirë të dy fazat e lojës, ndaj edhe sot nuk i lamë asnjë mundësi Kukësit.

Tani që ka përfunduar gjysma e sezonit dhe jeni të qetë sa i përket mbijetesës, a mund të luajë me llogari Kastrioti, duke favorizuar dikë dhe duke i prishur punë dikujt tjetër?
Ke të drejtë për këtë, pasi ka ndodhur në sezonet e kaluara me klube të tjera, por të jeni të bindur që sa të jem unë trajner këtu, ne do të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, për të marrë gjithmonë fitoren. Kemi një skuadër jo me shumë nivel të lartë, por me djem që japin shumë në fushë, ndaj duhet të marrim sa më shumë pikë.

Nga e “peshkuat” sulmuesin Devid Da Silva? A e prisnit të ishte kaq mirë?

Ai erdhi te ne pas një periudhe pushimi 5-6 mujore dhe kishte një gjendje fizike shumë të dobët, por shtyrja e kampionatit na bëri favor për të punuar dhe për t’i dhënë ngarkesën graduale. Me kalimin e javëve kuptova se ka shumë cilësi dhe jep gjithmonë maksimumin. Ka luajtur thuajse në çdo ndeshje dhe tërheq skuadrën para e sakrifikon shumë, ndaj e falënderoj për atë që po jep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat