Ja kur do të luhen 5 sfidat interesante

Futboll

Ja kur do të luhen 5 sfidat interesante

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Ja kur do të luhen 5 sfidat interesante

Java e 19-të e Kategorisë Superiore, do të ngrejë siparin e fazës së 3-të, me një përballje tepër interesante mes Teutës dhe Skënderbeut, e planifikuar për t’u luajtur ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Dita e shtunë pritet të jetë tepër intesive, teksa janë planifikuar të zhvillohen edhe 4 sfidat e tjera të javës së 19-të, ku spikat kryendeshja mes Tiranës dhe Kukësit, që do të luhet në orën 14:00, në “Selman Stërmasi”. Po në të njëjtën orë do të zhvillohen edhe takimet mes Kastriotit dhe Patizanit si dhe Bylis-Lacci.

Sfida që do i vendosë “kapakun” kësaj jave do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Apolonisë, që do të zhvillohet në orën 17:00, në qytetin e Shkodrës.

JAVA E 19-TË:

E PREMTE:

TEUTA-SKËNDERBEU ORA 18:00 (Durrës)

E SHTUNË:

TIRANA-KUKËSI ORA 14:00 (Tiranë)

KASTRIOTI-PARTIZANI ORA 14:00 (Kamzë)

BYLIS-LAÇI ORA 14:00 (Ballsh)

VLLAZNIA-APOLONIA ORA 17:00 (Shkodër).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat