Casemiro beson ende te mrekullia

Futboll

Casemiro beson ende te mrekullia

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:13
Casemiro beson ende te mrekullia

Real Madrid është kthyer te fitorja në kampionat falë dygolëshit të Varabe kundër Huesca-s.

Tri pikët i kanë bërë mirë moralit të Los Blancos, siç konfirmohet nga fjalët e thëna nga Casemiro për Mundo Deportivo.

“Mbeten akoma edhe 54 pikë në lojë”, ka thënë braziliani.

“Kemi bërë një ndeshje të vështirë, por kemi fituar. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe tani duhet të mendojmë për Getafe (rivali i ardhshëm), e dimë se mungon akoma shumë deri në fund dhe e dimë se mund t’ia dalim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat