Mourinho: Kane është një lojtar special në historinë e këtij klubi

Futboll

Mourinho: Kane është një lojtar special në historinë e këtij klubi

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:13
Mourinho: Kane është një lojtar special në historinë e këtij klubi

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka lavdëruar anglezin pasi ju rikthye golave kundër West Brom

Harry Kane “do të thyejë çdo rekord të mundshëm” në histori të shënimit të golave për Tottenham, ka thënë Jose Mourinho, i cili ka lavdëruar aftësitë “speciale” të sulmuesit të Spurs.

Kane nuk luajti dy ndeshje për shkak se ishte i dëmtuar dhe nuk ishte pjesë e Spurs në humbjen nga Liverpool më 28 janar, por ai u rikthye në fushë kundër West Brom sot (e diel).

“Unë doja një bashkëpunim mes lojtarëve, përpjekje, vendosmëri, një dëshirë të qartë për t’ju treguar të gjithëve se ata janë të bashkuar dhe sa vuanin ata nga rezultatet e këqija dhe sa shumë e dëshironin ata fitoren”, ka lavdëruar Mourinho sulmuesin e tij pas ndeshje duke folur për BT Sport.

“Kjo ishte gjëja fundamentale. Në pjesën e parë ne ishim dominant dhe mund ta kishim përfunduar ndeshjen. Në të dytën ne besuam, ishim pozitiv, kam biseduar me ta vetëm një minutë. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur”.

“Harry Kane është një lojtar special në historinë e këtij klubi. Ai ka mposhtur çdo rekord të mundshëm. Ne sot pamë një paraqitje të tij tepër të mirë individuale”.

“Në fund të sezonit ju duhet ta thoni të vërtetë, ne do të jemi aty ku duhet, vendi ku na takon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat