Bologna zhyt Parmën në krizë

Futboll

Bologna zhyt Parmën në krizë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Bologna zhyt Parmën në krizë

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Juventusit e Milanit, Bologna është rikthyer te suksesi dhe e ka bërë këtë në derbin emilian ndaj Parmës, ku fitoi me rezultatin e pastër 0:3 dhe iu largua përfundimisht zonës së ftohtë të renditjes.

Kuqeblutë shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të sulmuesit Mousa Barrow, i cili shfrytëzoi mjaft mirë dy asiste të Nicola Sansones dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Sepe.

Parma provoi të reagojë, por portieri Skorupski ishte në një ditë mjaft të mirë dhe shpëtoi portën disa herë nga goli, ndërsa në minutat shtesë ishte sulmuesi Ricardo Orsolini që vulosi rezultatin duke shënuar edhe golin e tretë.

Me këtë fitore Bologna u ngjit në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Parma mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë dhe bashkë me Crotonen e vendit të fundit, janë kandidatet kryesore për të zbritur në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat