​Koeman: Copa del Rey është trofeu që mund ta marrim

Futboll

​Koeman: Copa del Rey është trofeu që mund ta marrim

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:08
Ronald Koeman

Ronald Koeman ishte i kënaqur me karakterin e treguar në fitoren e Barcelonës ndaj Real Betisit por e di që ekipi i tij duhet të vazhdojë të provojë mentalitetin e tyre fitues.

Barca bëri gjashtë fitore radhazi në LaLiga ndërsa goli i vonë e Trincaos siguroi një fitore me rezultat 3-2 ndaj Betisit të dielën, përcjell KosovaPress.

"Ne duhet të nxjerrim në pah mentalitetin e ekipit; në një lojë të vështirë ne kemi fituar për shkak të cilësive që kemi dhe duke pasur një karakter të rëndësishëm," u tha Koeman gazetarëve pas ndeshjes.

"Për mua, pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë. Na duhej më shumë për të hapur Betisin kur kishim topin. Kur humbisnim topin, reagonim vonë.”

"Copa del Rey (në të cilën Barca luajti të mërkurën) është një trofe ku jemi në gjysmëfinale. Është rruga më e shkurtër për të fituar diçka.”

"Është e rëndësishme, por ne jemi Barca. Ju duhet të tregoni mentalitet në çdo lojë në çdo garë.", tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat