E pazakontë/ Për 30 sekonda vonesë, Bayern Munchen e gdhin natën në avion

Futboll

E pazakontë/ Për 30 sekonda vonesë, Bayern Munchen e gdhin natën në avion

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:09
Bayern Munchen e gdhin natën në avion

Një gjë e pazakontë ndodhi të premten në mbrëmje në Berlin. Pas fitores së skuadrës kampione ndaj Hertës me rezultatin e ngushtë 1-0, Bayern Munchen kishte programuar nisjen direkte për në Katar.

Ndeshja që ishte planifikuar për të nisur në orën 20:30 u programua për në orën 20:00 për t’i dhënë mundësi skuadrës bavareze të ketë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjet drejt Katarit.

Por landi i Branderbugut ua bëri jetën të vështirë kampionëve nga Mynihu.

Skuadra u nis vetëm në orën 6:52 nga pista e aeroportit të Berlinit, më shumë se shtatë orë më vonë seç ishte planifikuar.

Arsyeja? Avioni në të cilën ndodheshin lojtarët dhe stafi bavarez nuk mori leje për të fluturuar.

Skuadra erdhi rreth orës 22:45 në aeroport. Avioni me numër “QTR7402” i linjës ajrore “Katar Airlines” ishte planifikuar të nisej në orën 23:15 nga pista për të fluturuar shtatë orë e gjysmë drejt Dohas.

Por avioni ishte gati për fluturim vetëm në orën 23:59 pasi më parë u desh që të kalonte procesin e shkrirjes së avionit para se të nisej.

Kjo zgjati rreth 20 minuta. Më pas vjen urdhri i papritur, avioni nuk mund të niset pasi kishin kaluar 30 sekonda më shumë nga koha për t’u nisur.

Lojtarët dhe të gjithë që ishin në avion mbetën me gojë hapur.

Bosi i Bayernit, Karl Hainc Rumenige, u shpreh për “Bild” se ky ishte një skandal që kishte ndodhur në landin e Brandenburgut duke kërkuar që personi që ishte shkaktar për këtë ngjarje të mbajë përgjegjësi.

“Kjo ishte një tallje që u bë me skuadrën e Bajernit. Ata që e kanë bërë këtë gjë duhet të japin llogari për këtë kaos. Ata nuk e kuptojnë se çfarë dëmi i kanë bërë skuadrës. Kemi biseduar me të gjithë drejtuesit politik në vend dhe kishim marrë lejen që të largohemi nga Berlini në orën 23:59”, tha Rumenige.

Ndërkohë përgjegjësja e aeroportit “BER” tha për mediet gjermane se avioni i Bayernit ishte gati për start në kohën e rënë dakord më parë.

Madje mjeti ndodhej në pistë në pritje për të marrë lejen e nisjes e cila nuk erdhi kurrë.

Sipas informacioneve të “Bild” skuadra ka ndenjur në avion deri në orën 1.20 në pritje të lejes.

Por kjo nuk ndodhi dhe avioni u largua nga pista për t’u rikthyer në terminal.

Lojtarët kaluan natën në avion. Stafi i Katar “Airways” u mundua të kujdesej për yjet e skuadrës duke u shërbyer atyre ushqime dhe pije. Por gjumë askush nuk mund të flinte.

Vetëm në orën 6.52 skuadra mori lajmin për nisjen drejt Katarit.

Më pas vjen një ndalesë e shkurtër në Mynih, kjo pasi një ndërrimi të stafit të avionit.

Në orën 9, skuadra niset drejt Dohas për të mos u ndalur më. Bayerni mbërrin pas darke në Katar ku menjëherë shkoj në hotel për të pushuar.

Klubi njoftoi zyrtarisht me anë të një postimi në faqen zyrtare se skuadra arriti në Doha pas më shumë se shtatë orësh vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat