Tronditet Interi

Futboll

Tronditet Interi

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:21
Tronditet Interi

Guardiola po kalon një nga periudhat më të mira në Premier League, por tashmë po mendon shumë për sezonin e ardhshëm.

Emri i zgjedhur nga drejtuesit e Manchester City për të përforcuar repartin ofensiv është ai i Romelu Lukaku, një lider dhe bomber i vërtetë i Interit të Conte.

“The Athletic” shkruan për këtë, duke zbuluar se belgu është piketuar si zëvendës i Aguero, kontrata e të cilit skadon në qershor. Argjentinasi është i destinuar të largohet nga “qytetarët” pas dhjetë vitesh.

Ndikimi “shkatërrues” i belgut (tashmë 20 gola në këtë sezon) e ka magjepsur menaxhmentin e Manchester City, bashkë me trajnerin Guardiola. Eksperienca e belgut te “Djajtë e Kuq” nuk do të ishin problem, duke pasur parasysh që Tevez bëri edhe “më keq” atje, para se të bënte kalimin direkt nga “Old Trafford” në “Etihad”.

Alternativa për “Big Rom” do të përfaqësohej nga Danny Ings, një sulmues 28-vjeçar i Southampton, i aftë të shënojë 7 gola dhe të japë 3 asiste në 17 ndeshje të Premier League, luajtur deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat