Tare kalon në Bundesligë, bëhet drejtor i klubit të madh gjerman?

Futboll

Tare kalon në Bundesligë, bëhet drejtor i klubit të madh gjerman?

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare mund të bashkohet me skuadrën e Leipzig.

Drejtori i Biancocelestëve, sipas Tuttomercatoweb, përfundoi në radarin e Leipzig.

Tare u emërua drejtor sportiv në Lazio në korrik të vitit 2008 dhe shqiptari ka bërë punë të jashtëzakonshme me ekipin e kryqytetit italian.

Puna e tij në Itali nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe shqiptari është lidhur me RB Leipzig, por TMW pretendon se pala gjermane ende nuk ka kontaktuar klubin italian.

Leipzig mund të bëjë një lëvizje në muajt e ardhshëm, pasi ata janë duke kërkuar një drejtor të ri për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat