​Fc Ballkani reagon në lidhje me raportimet për mospagesat e pagave të lojtarëve

Futboll

​Fc Ballkani reagon në lidhje me raportimet për mospagesat e pagave të lojtarëve

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:06
​Fc Ballkani

Klubi i futbollit nga Suhareka, Ballkani ka mohuar raportimet e ditëve më parë se klubi është në vështirësi financiare dhe se si pasojë e kësaj nuk po ia del që të paguajë pagat e lojtarëve.

Përmes një reagimi ne faqen e tyre në “Facebook”, Ballkani ka bërë të ditur se raportimet e tilla nuk qëndrojnë dhe se janë duke u respektuar të gjitha kontratat me futbollistët dhe stafin e klubit.

Klubi gjithashtu ka pranuar se ata kanë vështirësi financiare, sikur shumica e klubeve, por nuk kanë ngecur në dhënien e pagave për lojtarët sepse ato janë duke u dhënë brenda afateve kohore.

Reagim

I nderuar opinion sportdashes dhe me gjerë, ditë me parë ka qarkulluar lajmi nëpër disa “media” dhe “analista “ së klubi i futbollit FC Ballkani i’u ka borgjë pagat futbollistëve ku pretendohet së futbollistet skan marrë paga tash e tre muaj.

Me pergjgjesi i’u pergjigjemi se ky lajm nuk qendron aspak , jo tre apo dy muaj,

por cdo muaj jemi duke i respektuar kontratat me futbollistet dhe stafin.

Është e vërtete që kemi vështirësi me pagesa, sikur shumica e klubeve në Kosovë apo më gjërë, por asesi nuk do të kemi probleme me pagat dhe pagesat tjera .

Andaj, ju njoftojmë së lajmi për mos pagesë të pagave nuk qendron, të gjitha pagat janë komfor afateve kohore .

Nje këshillë për “ analistët “ tane, mos shkepni lajme të pa vërteta apo dezinformata,vetem për interesa te klikimeve apo interesave tjera personale,

Faleminderit për mirëkuptim

FC Ballkani

Na priftë e mbara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat