Hasani me një lëvizje interesante në karrierën e tij

Futboll

Hasani me një lëvizje interesante në karrierën e tij

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani i ka dhënë fund aventurës me Diosgyorin në Hungari.

Sulmuesi vushtrrias u transferua te klubi hungarez në janarin e vitit 2018 nga Trepça ’89.

Në tri vitet e fundit, Hasani ka bërë 91 paraqitje në kampionatin hungarez ku ka realizuar dhjetë gola.

Zyrtarisht, Hasani ende nuk i takon ndonjë klubi.

Por, sipas mediumit hungarez “Csakfoci.hu”, Hasani pritet të transferohet te klubi izraelit, Hapoel Kfar Saba”.

Ndryshe, Hasani me fanellën e Kosovës ka bërë tetë paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat