Maldini flet për rinovimin e mundshëm me Ibrahimovicin

Futboll

Maldini flet për rinovimin e mundshëm me Ibrahimovicin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Maldini dhe Ibrahimovic

Ibra ka shënuar 14 gola në 11 paraqitje në Seria A këtë edicion duke i ndihmuar “Rossonerëve” të jenë në kreun e tabelës,.

Suedezit i skadon kontrata në fund të sezonit, njësoi si Gianluigi Donnarummas dhe Hakan Çalhanoglu.

“Jemi ndër skuadrat më të reja në Evropë dhe na duhet një lider si Ibrahimovic”.

“Provuam ta transferonim në vitin 2018 kur ishte duke luajtur për La Galaxi. Na tha se rinovimi i kontratës varet nga trupi i tij, por nëse vazhdon kështu, nuk shoh ndonjë arsye që të mos vazhdojmë”.

“Kemi tre lojtarë që iu skadon kontrata në 2021, jemi duke punuar. Duhet të jenë të dy palët të lumtura që të vazhdojmë së bashku, futbollistët janë profesionistë që mendojnë për fushën, shpresojmë të arrijmë marrëveshje së shpejti”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat