Jovicit i “mungon” Rebici

Futboll

Jovicit i “mungon” Rebici

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Luka Jovic dhe Ante Rebic

Luka Jovic ka pranuar se i mungon shoku i tij i skuadrës Ante Rebic në Eintracht Frankfurt. “Ne kemi pasur momente të mrekullueshme”.

Sulmuesi serb është rikthyer në ish klubin e tij si i huazuar nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e Bundesligës kishte arritur në gjysmëfinale të Europa Ligës më 2019 ku në skuadër ishin edhe Sebastien Haller dhe Ante Rebic, i cili tani luan në Milan.

“Natyrisht, me mungojnë ata, ne kemi ndarë momente të mrekullueshme, arritëm një gjë historike me këtë klub”, tha 23 vjeçari për Bild.

Jovic ishte lidhur edhe me një kalim të Milan në Janar, por raportohet se kalimi i tij në San Siro ishte refuzuar nga vet ai sepse frikësohej që nuk do të kishte minuta të luajtura.

“Me të vërtetë me ka munguar Bundesliga, jam i lumtur që jam kthyer”, ka shpjeguar sulmuesi. M

“Mezi kam luajtur më shumë se 100 minuta dhe tani po punoj të kthehem në fitnes të plotë. Jam gati për sfidat e radhës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat