Hazard: Shpresoj të luaj edhe për pesë apo gjashtë sezone

Futboll

Hazard: Shpresoj të luaj edhe për pesë apo gjashtë sezone

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:58
Eden Hazard

Anësori i Real Madridit, Eden Hazard, shpreson të vazhdojë të luajë futboll edhe për pesë apo gjashtë sezone nëse trupi ia lejon.

30-vjeçari është penalizuar nga lëndime të shumta që kur i është bashkuar Realit nga Chelsea në vitin 2019.

Hazard ka bërë 35 paraqitje për Real Madridin, vetëm 13 këtë edicion.

Ishi i Lille shpreson që t’i tejkalojë problemet me lëndime dhe të luajë deri rreth moshës 36-vjeçare.

“Shpresoj të luaj futboll sa më gjatë që është e mundur, dhe gjithmonë tentoj të kënaq veten në fushë”, u shpreh Hazard.

“Kur të vij fundi i karrierës sime, dua të shikoj prapa dhe të numëroj arritjet e mia, por prioriteti është të luaj mirë dhe të shijoj futbollin. Nuk mendoj se ku do të jem pas pesë vjetësh, tentoj të fokusohem në ndeshjen e radhës dhe në stërvitje”.

“Vetëm sa kam mbushur 30 vjet dhe për aq sa trupi më lejon, shpresoj të vazhdoj të luaj për së paku pesë apo gjashtë vite”.

Ai shtoi: “Jam me fat që kur jam i lënduar, mbetem në shtëpi, kam familjen rreth vetes. Nuk është fundi botës për mua sepse mund të shpenzoj kohë më shumë me fëmijët e mi. Kur je vetëm dhe je i lënduar është e vështirë, por unë jam me fat që kam familjen që më mbështet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat