Reali me fitore synon ta zbut diferencën e Atleticos

Futboll

Reali me fitore synon ta zbut diferencën e Atleticos

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:48
Reali me fitore synon ta zbut diferencën e Atleticos

Kampionët në fuqi të La Ligës, Real Madridi luajnë sonte në shtëpi ndeshjen e javës së parë e cila është shtyrë deri në këtë kohë ndaj Getafes.

“Mbretërit” me mungesa të shumta, por me një motiv të madh synojnë të shfrytëzojnë barazimin e Atleticos (2:2 ndaj Celta Vigos) për ta zbutur diferencën e pikëve në tabelë.

“Los Blancos” nuk pritet të ketë probleme ndaj skuadrës nga paralagjeja e Madridit, mirëpo duke pasur parasysh formën e luhatshme në takimet e fundit mund të ndodhë edhe befasia.

Reali aktualisht ka 43 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë, kurse është larg Atletico Madridit tetë pikë.

Getafe zë vendin e 13-të me 24 pikë të grumbulluara gjithsej.

Ballafaqimi në fjalë zhvillohet sonte nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat