Lajm negativ për PSG-në

Futboll

Lajm negativ për PSG-në

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:11
Lajm negativ për PSG-në

PSG do të jetë pa sulmuesin Angel di Maria në ndeshjen kundër Barcelonës në "Camp Nou".

Argjentinasi pësoi lëndim në fitoren ndaj Marseille dhe trajneri Mauricio Pochettino do jetë pa të për një kohë, edhe pse lëndimi nuk është serioz.

Sipas RMC Sport, "Parisienët" nuk do rrezikojnë Di Marian, andaj nuk do jetë i pranishëm kundër katalunasve.

Sidoqoftë, mesfushori Marco Verratti pavarësisht lëndimit, pritet të jetë i gatshëm ndaj Barcelonës.

Ndeshja e dytë mes PSG dhe Barcelonës zhvillohet në “Parkun e Princave” në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat