Ronald Koeman shpërfill trajnerit e Lyonit

Futboll

Ronald Koeman shpërfill trajnerit e Lyonit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Ronald Koeman shpërfill trajnerit e Lyonit

Ronald Koeman shpërfill trajnerit e Lyonit, Rudi Garcia, i cili së fundi ka deklaruar se, nëse te PSG po tregojnë mungesë respekti teksa flasin për Lionel Messin, edhe trajneri holandez i “blaugranave” ka bërë të njëjtën gjë me Depay-n.

“Nuk e di pse e bëjnë këtë. Nëse duan të flasin për Leon dhe të ardhmen e tij, le të flasin. Tani flet një trajner i Lyonit, të cilit duket se i pëlqen të flasë në shtyp dhe të jetë protagonist. Rudi García nuk është një njeri i rëndësishëm për mua. Më duhet të përgatis ndeshje të mbetura.”

Barcelona do të përballet me Sevillan këtë të mërkurë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Por a do të ishte një sezon i suksesshëm për Barcelonës nëse do ta ngrinte lart këtë trofe?

“Është e vështirë të përgjigjesh se cili sezon është i mirë për Barçën. Ne gjithmonë aspirojmë gjithçka, por kemi probleme me lëndimet dhe duket se duhet t’u mbijetojmë shumë gjërave. Dua të nxjerr në pah mentalitetin e ekipit dhe karakterin e lojtarëve. Na mungon konkurrenca në pozicione të ndryshme, por kemi cilësi. Do t’i vendosja notën 10 skuadrës për sakrificën e madhe që po bën për shkak të dëmtimeve dhe udhëtimeve të shumta.”

Në spektaklin e dhuruar në finalen e Super Boël, Lionel Messi u rreshtua me sportistëve më të mëdhenj si LeBron James, Tom Brady…

“Gjithmonë është e vështirë ta thuash, sepse ka futbollistë të mëdhenj në epoka të ndryshme, por ajo që ka bërë Messi është diçka e pabesueshme. Numri i golave, i titujve. Unë nuk e ndoqa Super Bowlin, sepse nuk jam adhurues i televizorit, por Messi është më i madhi në futboll. Është e vështirë të krahasohet me Cruyff, Pelé dhe Maradonë,, por ajo që kam parë në 15 vitet e fundit me Messin është madhështore.”

Koeman ka pasur nën urdhrat e tij shumë vite më parë Zlatan Ibrahimovicin, kur të dy ishin pjesë e Ajax it të Amsterdamit. Për gjigantin suedez, trajneri holandez dha këtë koment:

“Kam punuar me të kur ishte 19 ose 20 vjeç. Ju mund t’i shihni cilësitë e tij, e ka provuar se është një nga sulmuesit më të mirë dhe pavarësisht moshës së tij, mbetet një lojtar shumë i mirë. Nga mentaliteti, është fitues, kjo e bën vendimtar. Ajo që  ka bërë ndër vite, është e mrekullueshme. Ka fituar thuajse gjithçka, meriton gjithçka nga ana ime.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat