Ibra në Sanremo 2021

Futboll

Ibra në Sanremo 2021

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Ibra në Sanremo 2021

Përgatitjet janë duke u zhvilluar për Festivalin e Sanremos 2021, që do të transmetohet në “Rai Uno” nga data 2 deri më 6 mars. Pavarësisht nga polemikat dhe kritikat e javëve të fundit, pas përplasjes së ashpër verbale me Lukaku, Amadeus konfirmoi në një konferencë shtypi se Zlatan Ibrahimovic do të jetë i pranishëm në të pesë mbrëmjet e festivalit të muzikës.

“Ibrahimovic është një kampion i madh. Si tifoz i Interit e përgëzoj Milanin. Ibra më dha fanellën e tij. Unë kam një vëlla nga Milano, që do ta pëlqente, por padyshim që nuk do t’ia jap”, – tha drejtori artistik dhe nikoqiri i eventit të madh muzikor italian.

Duke folur për atë që Ibrahimovic do të bëjë në Sanremo, ai shpjegoi: “Zlatan është një personazh për t’u zbuluar, ai është numri një në shumë gjëra. Do ta zbuloni gjatë netëve të festivalit rolin e tij”. 

Nga ana e tij, bomberi suedez i dha një premtim të vërtetë Amadeus dhe Fiorello: “Bëhuni gati, unë jam në rrugën time. Le të arrijmë një rekord tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat