Ramadani: Nuk është e lehtë ta mposhtësh Dritën dy herë për pak kohë

Futboll

Ramadani: Nuk është e lehtë ta mposhtësh Dritën dy herë për pak kohë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:59
Ramadani: Nuk është e lehtë ta mposhtësh Dritën dy herë për pak kohë

Kanë përfunduar tri takimet e ditës së sotme në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Prishtina është kualifikuar tutje në çerekfinale të Kupës falë fitores minimale ndaj kampiones në fuqi, Dritës.

Mjaftoi super-goli i Lorik Boshnjakut në vazhdime për t’ia siguruar një vend në çerekfinale prishtinasve.

Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se ishte fitore e vështirë për ta. Ai i përgëzoi lojtarët e tij si dhe shtoi se nuk është punë e lehtë për ta ta mposhtin kampionën në fuqi dy herë brenda pak kohësh.

“Me të vërtet fitore e madhe dhe e mundimshme. Eleminuam një nga favoritët kryesor. Respekt për këtë skuadër. Ka super ekip. Kishim inciativën. Patem dy raste nuk arritëm të shënojmë, pastaj erdhi goli i kapitenit që na solli fitoren jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

Treguan karakter. Nuk është punë e vogël ta mposhtët Dritën dy herë për dy javë”, tha fillimisht Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat