Koeman ka hedhur poshtë akuzat e fundit të Rudi Garcia

Futboll

Koeman ka hedhur poshtë akuzat e fundit të Rudi Garcia

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:50
Ronald Koeman

Ronald Koeman pati një konferencë për shtyo të martën përpara ndeshjes së parë gjysmë finale të Barcelona-s në Copa del Rey me Sevilla të Mërkurën në mbrëmje.

Koeman, ditë më parë akuzoi klubin e PSG se po flisnin për Leo Messin sikurse ai të ishte lojtar i tyre.

Kësisoj, ai mori komente edhe nga trajneri i Lyonit, Rudi Garcia, i cili akuzoi Barcelonën për komente të ngjashme kur donin të nënshkruanin Memphis Depay.

“Kam lexuar që Ronald Koeman ishte pak i ofenduar që PSG foli për Leo Messin para ndeshjes në Ligën e Kampionëve midis PSG dhe Barcelona. Megjithatë, ai fliste për Memphis Depay edhe pas mbylljes së afatit kalimtar”, – tha Garcia për beinSPORTS.

“Nëse ata duan të flasin për Leo le ta bëjnë atë, por tani del trajneri i Lyon [Rudi Garcia] dhe ai dëshiron të ketë më shumë vëmendje e rëndësi në shtyp”, u shpreh Koemann.

“Për mua nuk është e rëndësishme. Ajo që duhet të bëjmë është të përgatitemi për ndeshjet kundër Sevilla dhe Alaves, dhe të martën ne do të luajmë në Ligën e Kampionëve [ndeshjen e parë] kundër PSG dhe do ta shohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat