Kukësi, kur cilësia dhe emrat s’mjaftojnë

Futboll

Kukësi, kur cilësia dhe emrat s’mjaftojnë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Kukësi, kur cilësia dhe emrat s’mjaftojnë

Një disfatë e papritur aq sa edhe e hidhur për Kukësin ajo ndaj Kastriotit. Qartazi favoritë, nisur nga organika dhe ecuria e javëve të fundit (vinin pas tri fitoresh), blutë, të drejtuar tanimë nga Mirel Josa, u mundën përballë një rivali të fortë (Kastrioti), që bëri diferencën me shpirtin e sakrificës dhe grintën. 

Ndoshta pikërisht ajo që i mungoi një Kukësi që, duke u bazuar te cilësitë e individualiteteve, që në kampin verilindor nuk diskutohen, u shfaq më akademik nga sa kërkon antagonizmi sportiv i një kampionati si Kategoria Superiore.shkruan supersport.

Tri pikë të lëna duarsh me të cilat Kukësi do të mund të ishte më afër kreut e njëkohësisht edhe më komod në luftën për Europën, që duke parë dyndjen e skuadrave nga vendi i dytë në të 6-tin, parashikohet jashtëzakonisht e fortë, por që mund të shërbejë edhe si një leksion.

Jo gjithmonë fitojnë cilësia dhe emrat, Kukësit nuk i mungojnë, por megjithatë loja e skuadrës (grupi) është ajo që bën diferencën. Natyrisht, verilindorët mund të evitojnë edhe ndonjë gabim më tepër nga sa u lejohet në fazën mbrojtëse.

Një leksion i vlefshëm para një turi “ferri”, që e vë tani Kukësin përballë rivalëve të drejtpërdrejtë për titullin. Ndeshje të vështira, me Kukësin që përballet në radhë me Tiranën, Partizanin, Teutën, Laçin dhe pastaj me Vllazninë, 5 takimet më të vështira të fazës së tretë, ku të besuarit e Josës, përveç cilësive, ndoshta duhet të shfaqin më shumë edhe atributet dhe shpirtin e sakrificës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat