Leci thumbon Dritën: Me rëndësi dikush po i përfaqëson ngjyrat bardh e kaltër

Futboll

Leci thumbon Dritën: Me rëndësi dikush po i përfaqëson ngjyrat bardh e kaltër

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:55
Liridon Leci

Llapi sot u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Ballkanin pas ekzekutimit të penalltive.

Në anën tjetër, Drita u eliminua nga Prishtina pas vazhdimeve me rezultat 1:0.

Në darkën pas ndeshjes të Llapit, futbollisti që u transferua atje verën e kaluar, Liridon Leci ka thumbuar Dritën.

“Me rëndësi dikush po i përfaqëson ngjyrat bardh e kaltër” – shkroi Leci në profilin e tij në Facebook.

Leci nuk është ndarë mirë me Dritën, kurse pas transferimit te Llapi pësoi një lëndim që e mbajti gjatë larg fushave të blerta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat