FFK-ja ia falë dënimin zyrtarit të Ballkanit

Futboll

FFK-ja ia falë dënimin zyrtarit të Ballkanit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:59
FFK-ja ia falë dënimin zyrtarit të Ballkanit

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ia ka hequr dënimin prej një viti mos kryerje të detyrës zyrtarit të KF Ballkanit, Arben Osmani.

Osmani ka konfirmuar se pas ankesës në Shkallë të dytë i është hequr dënimi në tërësi.

Insporti ka kontaktuar me Arben Osmani i cili ka pranuar se i është hequr dënimi.

“Po. Shkalla e dytë ma ka hequr në tërësi. Kam apeluar brenda afateve të përcaktuara me rregullore” .

Osmani më 15 dhjetor ishte dënuar nga Komisioni Disiplinor me një vit ndalesë në kryerjen e detyrës së zyrtarit në klub si dhe me shumën prej 100 euro.

Ai ishte dënuar për falsifikimin e protokollit të ndeshjes së javës së VIII-të të kategorisë së juniorëve ndërmjet Ballkanit dhe Flamurtarit duke e fshirë faqen ku janë të evidentuar ndërrimet, golashënuesit dhe ndëshkimet e lojtarëve me kartonë të kuq dhe të verdhë.

Më poshtë keni vendimin e Komisionit Disiplinor për zyrtarin e klubit të Ballkanit:

ARBEN OSMANI; zyrtar i klubit të futbollit BALLKANI nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009682M79 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për falsifikim të protokollit zyrtar të ndeshjes së javës së VIII-të të kategorisë së juniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI (ka fshirë faqen e dytë të protokollit ku ishin të evidentuara; ndërrimet, golashënuesit, ndëshkimet e lojtarëve me kartonë të kuq dhe të verdhë) si dhe për mashtrim dhe sjellje në lajthim në aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje; Lindon Emerllahu me numër të ID kartelës 0083900M02 (suspenduar për shkak të katër kartonëve të verdhë) në ndeshjen e javës së; XV të Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – BALLKANI e zhvilluar në Mitrovicë. Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika c, f dhe h të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së zyrtarit në klub si dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe me; 100 euro (njëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Pas konfirmimit nga ana e Osmanit, Insporti ka kontaktuar edhe kryetarin e Komisionit Disiplinor të FFK-së, Met Çeku, i cili për çudi deklaroi se nuk asnjë informacion në lidhje me heqjen e dënimit të Osmanit, ani pse ishte vetë Çeku që e kishte shqiptuar dënimin.

“Nuk di, nesër të tregoj apo kupton, eh... Unë e di që e kam dënuar një vit edhe 100 euro apo kupton. Nuk kam informata, të premten kam mbledhje në ora 13:00”, deklaroi Çeku..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat