Vazhdon kaosi te Roma

Futboll

Vazhdon kaosi te Roma

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Vazhdon kaosi te Roma

Roma është duke përjetuar një periudhë kaosi në dhomën e zhveshjes. Shiriti i kapitenit, që iu hoq Dzeko, sigurisht që ka ndikuar në ekuilibrin e vendosur në pjesën e parë të sezonit. Cristante e mbajti shiritin në ndeshjen e fundit kundër Juventusit, por kapiteni i graduar, tani që do të kthehet nga pezullimi, është Lorenzo Pellegrini.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, mesfushori i Romës është megjithatë i konfliktuar në këtë drejtim. Nga njëra anë krenaria dhe nderi i mbajtjes së shiritit të kapitenit, nga ana tjetër pikëllimi për mikun dhe shokun e tij të skuadrës, Dzeko, si dhe frika e një ndëshkimi tepër të ashpër nga një drejtues i dhomës së zhveshjes si boshnjaku.

Në fund të javës së kaluar, grupi italian i ekipit, një lloj këshilli i kufizuar, do t’i kishte kërkuar trajnerit Paulo Fonseca të rivendoste normalitetin. Kjo nënkuptonte Dzeko si kapiten. Ky grup lojtarësh vendalinj përfshinte Pellegrinin, padyshim, plus Cristante, i cili mbajti shiritin të shtunën në Torino, Spinazzola, Mirante dhe Mancini.

Një pjesë e senatorëve nga dhoma e zhveshjes kaluan në favor të Edin Dzeko. Në një kuptim të caktuar, “për hir të paqes”, pothuajse të gjithë në dhomën e zhveshjes janë të bindur se kthimi i Dzeko si kapiten do të mundësonte që Roma të linte pas krahëve më shumë sesa një konflikt.

Sidoqoftë, nuk kishte ndonjë përballje të fortë midis ekipit dhe Fonseca, por një dialog i thjeshtë dhe një kërkesë nga lojtarët. Fonseca dhe Tiago Pinto, megjithatë, janë ende shumë të zhgënjyer me Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat