Everton kundër Tottenhamit, Swansea sfidohet nga City

Futboll

Everton kundër Tottenhamit, Swansea sfidohet nga City

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Everton kundër Tottenhamit, Swansea sfidohet nga City

Është mesjavë Kupash në ekranin e Supersport. FA Cup do të vazhdojë këtë të mërkurë me sfidat e tjera të raundit të 1/8, ku spikasin padiskutim dy takime. Manchester City i Pep Guardiolas do të synojë ta cojë në 15 numrin e fitoreve radhazi dhe të kualifikohet në çerekfinalet e një tjetër kompeticioni siç është Kupa e Federatës.

Në orën 18:30 Citiziens do të sfidojnë Swansean në transfertën uellsiane me objektivin e vetëm fitoren. Dueli tjetër i FA Cup që do të transmetohet në Supersport është ai mes Everton dhe Tottenham.

Në Goodison Park Carlo Ancelotti do të sfidojë Jose Mourinhon në një ndeshje ku të dy trajnerët do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin pasi synojnë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur në këtë kompeticion.

Në Kupën e Francës nga raundi i 1/32 do të keni mundësi të ndiqni dy sfida Dijon-Lille dhe Caen-PSG me dy skuadrat udhëtuese që janë ndjeshëm favorite për të avancuar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat