Udhëtuan gati 1000 kilometra, fusha është e ngrirë dhe nuk zhvillohet ndeshja!

Futboll

Udhëtuan gati 1000 kilometra, fusha është e ngrirë dhe nuk zhvillohet ndeshja!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Udhëtuan gati 1000 kilometra, fusha është e ngrirë dhe nuk zhvillohet ndeshja!

Temperaturat e ulëta, ngricat, dëbora por sidomos kushtet e përgjithshme atmosferike, gjatë kësaj periudhe, bëjnë që shumë ndeshje të shtyhen, në varësi të zonave.

Anglia e vuan më shumë duke pasur shumë skuadra dhe shumë kategori profesioniste deri te gjysmëprofesionistët dhe amatorët.

Mes ndeshjeve të shtyra mbrëmë ishte edhe një e League Two, mes Barrow dhe Exeter.

Por, çudia ndodhi sepse shtyrja erdhi një orë përpara fillimit të ndeshjes, për shkak se fusha kishte ngrirë dhe ishte e vështirë që ta ngrohje ose ta bëje të praktikueshme.

Një ditë e çuar dëm për udhëtuesit Exter, që kishin bërë plot gati 1000 km për të shkuar në transfertë.

“Është një dëm i madh për ne për shkak se lodhja e këtij udhëtimi ndihet jo pak, por ekipi pritës bëri gjithçka për të luajtur, edhe pse ishte e pamundur”, u shpreh drejtuesi i Exeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat