Reja: Ekipi i Gasperinit ofron spektakël, më vjen keq për Gatuzon

Futboll

Reja: Ekipi i Gasperinit ofron spektakël, më vjen keq për Gatuzon

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Reja: Ekipi i Gasperinit ofron spektakël, më vjen keq për Gatuzon

Mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Napolit. Sfida e parë është mbyllur në barazim 0-0, ndaj ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar për të siguruar biletën e finales kundër Juventus.

Ndërkaq, Atalanta-Napoli është një sfidë speciale edhe për trajnerin e kombëtares, Edi Reja, duke qenë se në të kaluarën e tij i ka trajnuar të dyja ekipet. Kështu, në një intervistë për Gazzeta Dello Sport, Reja ka analizuar këtë gjysmëfinale, ndërsa thekson se bergamaskët ofrojnë spektakël në fushë, shkruan vipasport.

“Nëse Atalanta është mirë fizikisht, atëherë për Napolin do të jetë e vështirë. Skuadra e Gasperinit është e bukur për t’u parë, ofron gjithnjë një spektakël të pëlqyeshëm. Kur lëviz mirë dhe shpejt në fushë, më jep idenë e një mekanizimi që funksionon në perfeksion. Edhe në Europë ia ka dalë t’i bëjë ballë kundërshtarëve si Liverpul. Por, Napoli ka lojtarë që mund të vendosin në vështirësi Atalantën sidomos në kundërsulm.

Rreziku që Gatuzo të shkarkohet?

Më vjen keq. Ndonjëherë, kur flet për vështirësitë më duket sikur e gjej veten. Mendova në fillim se me Osimhen mund të ishte një mundësi për të bërë më mirë. I kuptoj problemet e Gatuzos, po kërkon ende një identitet taktik. Këtë mendoj unë të paktën”, u shpreh Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat