Futbollisti marroset pas kunatës së kolegut futbollist

Futboll

Futbollisti marroset pas kunatës së kolegut futbollist

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Futbollisti marroset pas kunatës së kolegut futbollist

A do të jetë italiane, e dashura e radhës e Neymarit? Ndoshta. Sipas asaj që lexojmë në numrin e fundit të revistës “Chi”, kampioni i PSG dhe kombëtares braziliane është marrosur pad Chiara Nasti, ndikuese dhe sipërmarrëse e Napolit në internet.

“Nuk ka një foto të Nasti, që nuk ka një zemër (emoji) të Neymarit.

Ai po bën gjithçka për ta joshur vajzën dhe takuar, por për momentin nuk ia ka dalë.

Megjithatë, Neymar nuk heq dorë”, – shkruan revista e drejtuar nga Alfonso Signorini. Kjo nuk do të ishte hera e parë që një futbollist dashurohet me Chiara. Në të kaluarën sentimentale të Nasti ekziston në të vërtetë një lidhje e shkurtër me gjermanin Niklas Dorsch.

Jo vetëm kaq: Motra e Chiara, Angela Nasti, është fejuar për fat të mirë me Kevin Bonifazi. Pra, Neymar po ngacmon kunatën e një kolegu futbollist...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat