Juventusi kishte kërkuar nënshkrimin e Foden, reagimi i Cityt i menjëhershëm

Futboll

Juventusi kishte kërkuar nënshkrimin e Foden, reagimi i Cityt i menjëhershëm

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Citizens nuk ishin aspak të interesuar për shitjen e lojtarit

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Fabio Paratici, kishte shprehur interesim për të nënshkruan të riun Phil Foden.

Megjithatë, Citizens nuk ishin aspak të interesuar për shitjen e lojtarit, andaj përgjigjja e tyre menjëherë ishte ‘jo’.

Kjo ngjarje kishte ndodhur para dy viteve, atëherë edhe kur Foden nënshkroi një kontratë rinovimi me klubin.

Lojtari konsiderohet të jetë një ‘zbulim’ nga Pep Guardiola, i cili njihet për veprime të tilla.

Ai për momentin është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tre në Premierligë këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat