Shqipëria mbyllet më herët...

Futboll

Shqipëria mbyllet më herët...

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Shqipëria mbyllet më herët...

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar për vendimet e fundit sa i përket përkeqësimit të situatës dhe të infektuarëve me COVID-19 që kanë nevojë për shtrimin në spital.

Rreth 77% e kapacitetit është mbushur dhe për këtë arsye Shqipëria do të mbyllet më herët, në orën 20:00, nga orari  22:00 që ishte vendosur më herët.

Ky vendim do të jetë në fuqi për të paktën 2 javë deri sa të ketë një rikontroll të situatës në spitale. Ndërkohë ndikim ka edhe në ndeshjet e futbollit shqiptar që kanë ndryshuar oraret e tyre.

Kështu Teuta-Skënderbeu që do të zhvillohet të premten do të shtyhet në orën 16:00, nga orari 18:00 që ishte vendosur për të luajtur.

Gjithashtu edhe ndeshja mes Vllaznisë dhe Apolonisë do të luhet në orën 14:00 dhe jo në 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat