Çfarë kërkohet nga Dzeko?

Futboll

Çfarë kërkohet nga Dzeko?

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Çfarë kërkohet nga Dzeko?

Kaosi që mbizotëron në dhomat e zhveshjes te Roma ende nuk është zgjidhur. Heqja e shiritit të kapitenit nga krahu i Edin Dzekos sigurisht që ka ndikuar në ekuilibrin që ishte vendosur gjatë pjesës së parë të sezonit. Në përballjen me Juventusin, rolin e kapitenit e mori Cristante, por kapiten i parë do të jetë Lorenzo Pellegrini, i cili kthehet nga pezullimi.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, mesfushori i Romës është megjithatë në konflikt interesi në këtë drejtim: nga njëra anë krenaria dhe nderi që të jep shiriti i kapitenit, nga ana tjetër keqardhja për mikun dhe shokun e tij të skuadrës, Dzeko, dënimi për të cilin në dhomat e zhveshjes së verdhekuqve perceptohet tepër i ashpër.

Në fund të javës së kaluar, grupi italian i ekipit, mësohet se i ka kërkuar trajnerit Paulo Fonseca që të normalizojë marrëdhëniet, duke i rikthyer shiritin sulmuesit boshnjak. Në këtë grup bëjnë pjesë si Pellegrini ashtu edhe  Cristante, i cili mbajti shiritin të shtunën në Torino. Atyre u janë bashkuar Spinazzola, Mirante dhe Mancini.

Senatorët verdhekuq, në përgjithësi, janë në favor të Edin Dzekos. “Për hir të paqes”, pothuajse të gjithë pjesëtarët në dhomat e zhveshjes janë të bindur se kthimi i sulmuesit veteran si kapiten do të bënte që të hidheshin shumë shpejt pas krahëve të gjitha problemet e shfaqura në javët e fundit.

Sidoqoftë, nuk është si kishte një përballje të fortë midis ekipit dhe Fonsecas për këtë çështje, bëhet fjalë për një dialog të thjeshtë dhe një kërkesë nga ana e lojtarëve. Fonseca dhe drejtori sportiv, Tiago Pinto, megjithatë, janë ende shumë të zhgënjyer me Dzekon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat