Rikthimi në Bundesliga, e ka emocionuar

Futboll

Rikthimi në Bundesliga, e ka emocionuar

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 18:02
Rikthimi në Bundesliga, e ka emocionuar

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi planifikon të mbetet në kampionatin gjerman, Bundesliga, edhe përtej këtij sezoni.

Mustafi shfrytëzoi ditët e fundit të afatit kalimtar për të kompletuar huazimin e tij nga Arsenali te Schalke.

Rikthimi në Bundesliga si duket e ka emocionuar mbrojtësin shqiptar, pasi planifikon të mbetet edhe më shumë pjesë e këtij kampionati.

Sipas mediumit Sport Bild, Mustafi dëshiron të qëndrojë në Gjermani përtej verës, por nuk ka gjasa që ai të mbetet me Schalke.

Me gjasat e Schalkes për rënie nga kategoria, e ardhmja e Mustafit duket të jetë diku tjetër në Bundesliga.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit është i etur të mbetet në ‘atdheun’ e tij, por të vazhdojë të luajë futboll në kategorinë e lartë të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat