Fazliji shënon autogol në Zvicër

Futboll

Fazliji shënon autogol në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:22
Fazliji shënon autogol në Zvicër

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, shënon autogol. Ai me skuadrën e tij, St. Gallen, si mysafirë u ndanë baras (2:2) me Servetten. 

Servette ka pasur edhe një rast të qind për qindtë në minutën e 24-të, por Kyei dështoi nga penalltia. 

Për Servetten shënuan Kyei (20') dhe Fazliji (60'-autogol), ndërsa Stillhart  (7') e Guillemenot (48') për St. Gallenin. 

Fazliji u paraqit standard për St. Gallenin dhe Kastrioti Imeri nga minuta e 79-të për Servetten.

Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran, ndërsa St. Gallen është në pozitën e pestë me 24 pikë sa ka edhe Servette një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat