Ish futbollisti i njohur: I thosha fle me gruan tënde...

Futboll

Ish futbollisti i njohur: I thosha fle me gruan tënde...

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:29
Ish futbollisti i njohur: I thosha fle me gruan tënde...

Një personazh në fushë, i tillë edhe jashtë saj. Paul Gascoigne  vazhdon të zbulojë sekrete nga jeta e tij brenda edhe jashtë fushe. Një ndër duelet më të bukura të ish-mesfushorit anglez ishte ai me Roy Keane, në fillim të viteve 1990.

“Gaza” luante te Totenhemi, ndërsa kapiteni i ardhshëm i Manchester Utd ishte në hapat e tij të parë te Nottingam  Foresti.

Dhe irlandezi që kishte detyrën e vështirë të mbulonte Gascoigne , i duhej të dëgjonte edhe provokimet e këtij të fundit, për të cilat 53- vjeçari sot tregon: “Më kujtohet një herë Roy Keane.

Unë i flisja gjatë gjithë kohës. Duke shkuar në tunel i thashë: ‘Roy, e kupton që je ai djali i ri në lagje?

Mirë se erdhe në makthet e tua më të këqija’. Ne fituam 1-0, por ai tha më pas për gazetat: ‘Falë Zotit ndeshja mbaroi, nuk më ka folur kurrë njeri kaq shumë gjatë një ndeshjeje në jetën time’. Unë e provokoja duke i thënë: ‘Fle me gruan tënde’".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat