Natë e zezë për Rrahmanin, Hysajn dhe Napolin! Atalanta në finale

Futboll

Natë e zezë për Rrahmanin, Hysajn dhe Napolin! Atalanta në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:40
Natë e zezë për Rrahmanin, Hysajn dhe Napolin! Atalanta në finale

Berat Gjimshiti me Atalantën në festë, kualifikohen në finalen e madhe të Kupës së Italisë.  

Napoli nuk ia doli në stadiumin e Bergamos, gjunjëzohet me rezultat 3:1 nga Atalanta, në takimin e kthimit të gjysmëfinales.

Skuadra nga Bergamo si gjithmonë e papërshtatshme për skuadrat e mëdha, ashtu ndodhi edhe sonte dhe e rrëzuan Napolin nga gara e Kupës. Natë e zezë për Amir Rrahmanin, Elseid Hysajn me Napolin.  

Rrahmani dhe Hysaj u paraqitën nga minuta e parë, ky i fundit u zëvendësua tre minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Zapata (10'), Pessina (16' e 78') shënuan për Atalantën dhe Lozano (53') për Napolin.

Gjimshiti u paraqit titullar, u angazhua maksimalisht me shokë dhe kjo u shpërblye me kualifikim.

Gjysmëfinalja e parë ka përfunduar 0:0 në stadiumin "Diego Armando Maradona", kështu që Atalanta kualifikohet dhe në finale ndeshet me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat