Dëmtimi i Hysajt

Futboll

Dëmtimi i Hysajt

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Dëmtimi i Hysajt

Mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj ka pësuar tërheqje muskulore në pulpën e këmbës së majtë në sfidën e djeshme të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me Atalantën.

Klubi napolitan konfirmoi pas eliminimit nga kompeticioni se 26-vjeçari ka probleme në pulpën e këmbës së majtë.

Megjithatë, do të zbulohet nëse Hysaj do të mungojë për një kohë të gjatë apo jo.

Rikuperimi i muskulit të pulpës varion nga 3 ditë deri në 6 javë në varësi të shkallës së dëmtimit.

Dje Hysaj u largua nga fusha i zhgënjyer pasi priste që të luante deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat